Flash News

KRYESORE

Rama e paralajmëroi me shkarkim nëse nuk mbaron brenda vitit rrugën Tiranë-Elbasan, Gjiknuri tregon se kur do përfundojë: Presim lekët

Rama e paralajmëroi me shkarkim nëse nuk mbaron brenda vitit

Ministri i Transporteve dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, ka folur për rrugën Tiranë-Elbasan e cila nuk ka përfunduar ende.

Për përfundimin e kësaj rruge, kryeministri Rama i kërkoi ministrit ta përfundojë brenda këtij viti pasi në rast të kundërt do largohet nga detyra.

Por i ftuar në emisionin “REPOLITIX", Gjiknuri tha se për përfundimin e saj duhen 18 milionë euro duke theksuar se nga momenti që vijnë financimet punimet për të përfundojnë për tre muaj.

Gjiknuri tha se pritet që financimet të vijnë shumë shpejtë dhe rruga mund të përfundojë në muajin shtator.

“Duhen 18 milionë euro që të përfundojë plotësisht. Nëse vijnë financimet, ajo rrugë për tre muaj maksimumi dorëzohet. Shumë shpejt financimi do bëhet i vlefshëm. Rruga do përfundojë brenda shtatorit”, deklaroi Gjiknuri.

Të fundit