Flash News

KRYESORE

Rama e përjashtoi nga grupi parlamentar i PS, deputeti i pavarur deklaron votën pro marrëveshjes për ‘zgjedhoren’

Ndërsa vijon debati se opozita parlamentare ‘kërcënon’ se nuk do të votojë marrëveshjen për Reformën Zgjedhore në parlament pa plotësuar disa kushte, deputeti i pavarur Gjetan Gjetani ka dalë pro draftit konsensual.

Drafti kërkon shumicë të cilësuar në parlament me 84 vota, ndërsa mazhorancës i duhen edhe minimumi 6 vota.

“Vota ime është pro marrëveshjes gjithëpërfshirëse, që u firmos nga të gjithë palët. Lojërat e turpshme për të shkatërruar zgjedhjet me çdo kusht të marrin fund. U bej thirrje të gjithë deputeteve ti thone jo maskaradës dhe ti thone po tē ardhmes evropiane të vendit dhe mesazheve të BE dhe ShBA!”, sqaron Gjetan Gjetani këtë mëngjes.

Kujtojmë se se deputeti Gjetani fitoi mandatin e deputetit nën siglën e PS, por pas qëndrimeve kritike ndaj strukturave lokale u përjashtua nga Rama nga Grupi Parlamentar i PS-së. Ai ka qëndruar këto kohë në Kuvend si deputet i pavarur. Theksojmë se përjashtimi i tij u kërkua nga vetë kryeministri Rama, ndërsa disa muaj më parë i është bashkuar LSI-së.

Votën pro e ka shprehur nga opozita parlamentare e ka shprehur edhe deputeti Lefter Maliqi.

Të fundit