Flash News

KRYESORE

Rama e përmendi si ‘këngëtari i AKBN”, ish-konkurrenti i ‘Ethet e së Premtes” sot pjesë e LSI: Koleg piktor, nuk lëpij mendere në kohë bandash

Kryeministri Edi Rama foli sot në Asamblenë e PS-së për këngëtarë që ishin emëruar në institucione të rëndësishme dhe mesa duket i referohej Klajdi Musabelliut, i bërë i njohur në emisionin e dikurshëm ‘Ethet e së premtes’.

Musabelliu ka qenë i punësuar në Agjensinë Kombëtare të Burimeve Njerëzore, por u shkarkua pas mosrikonfirmimit të LSI-së në koalicion me PS-në.

Ai është përgjigjur me një reagim të shkurtër Ramës, ndërsa publikon edhe diplomën e universitetit.

“Unë këngëtar, gazetar, dhe aktor dublant, jam i nderuar koleg piktor. Por më mirë këngëtar dhe me dinjitet, se sa të lëpi mendere në këtë kohë bandash, droge dhe neokomunizmi që po instalon ti. VFLP i nderuar”, shkruan Musabelliu.

Kryemadhi i përgjigjet Edi Ramës: Më mirë me këngëtarë se me kriminelë; epoka po merr fund

Të fundit