Flash News

KRYESORE

Rama e pranon: Ndërkombëtarët janë interesuar për çështjen Tahiri. Asnjë shqiptar apo i huaj nuk më bën dot presion mua

Rama e pranon: Ndërkombëtarët janë interesuar për

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nga ana e ndërkombëtarëve ka pasur interes sa i takon çështjes së Saimir Tahirit. Ai tha se ndërkombëtarët janë interesuar për të ditur si ka qenë çështja.

“Patjetër që ka pasur interesim si ka qenë çështja. Sepse propaganda është përcjellë andej (i referohet ndërkombëtarëve).

Saimir Tahiri është kërkuar të arrestuar dy ditë pasi ka dal një publik i përgjimeve të dy personave të tjerë, ku përmendje edhe emri i tij.

Pa e marrë ende në pyetje Prokuroria kërkoi arrestimin në shkelje të Kushtetutës”, deklaroi Rama në ‘Real Story’.

Më tej, Rama tha gjithashtu se askush në shqip apo gjuhë të huaj nuk mund ti bëjë presion atij.

“Presion mua, në shqip apo në gjuhë të huaj nuk më bën dot, kushdo që të jetë. Presion kësaj qeverie nuk i bën dot askush”, tha Rama.

Të fundit