Flash News

KRYESORE

Rama e pranon publikisht: Nuk jam i pagabueshëm; ndjesë qytetarëve të Kukësit

Rama e pranon publikisht: Nuk jam i pagabueshëm; ndjesë

Kryeministri Edi Rama, teksa foli për protestën në  “Rrugën e Kombit” pranoi publikisht sot se nuk është i pagabueshëm, si dhe u kërkoi ndjesë qytetarëve të Kukësit nëse nuk kanë qenë të qartë sa duhet për të shpjeguar tarifat. 

“Nëse nuk kemi bërë dot më shumë për t’u shpeguar qytetarëve se e vërteta e kontratës është që çdo përdorues i shpeshtë do të përfitojë, nëse keni sado pak përgjegjësi që gënjeshtrat e ndotësve të ligjit kanë trazuar shpirtin e qytetarëve; ju lutem ta pranojnë ndjesën time sot”, u shpreh ndër të tjera Rama.

Më tej ai shtoi se nuk bëhet fjalë për  tradhti ndaj qytetarëve dhe se po të ishte e mundur do t’i kënaqte të gjithë.  

“Të gjithë njerëzit e zakonshëm të këtij vendi ta dijë se nuk ka kurrë tradhti të mundshme ndaj halleve të tyre, nuk ka asnjë kollajllëk ndaj shpresave, ëndërrave dhe dhimbjes së tyre. Cili është ai kryeministër që nuk do donte të kënaqte të gjithë apo përgjithmonë.

 Cili është ai kryeminsitër që nuk do donte të gjithë të ishin falas, ujë, drita, rroga të larta për të gjithë dhe të gjithë të jetojnë më mirë sesa tani; cili është ai kryeministër që nuk do donte të mos fliste kurrë për vështirësit; të zeronte taksat... nuk ekziston një kryeministër që nuk do  donte të gjitha këto dhe kur kryeministri zgjedh rrugën më të lehtë duke shtyrë dhe mos marrë vendime që e nesërmja të jetë më e mirë ai gënjen. Në këtë mënyrë gjërat e pamundura bëhen të mundura” , u shpreh më tej kryeministri Rama.

Të fundit