Flash News

KRYESORE

Rama e quajti horr, Berisha publikon certifikatat e vlerësimit të oficerit të policisë

Rama e quajti horr, Berisha publikon certifikatat e vlerësimit të

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama e cilësoi oficerin e policisë Emiliano Nuhu, si horr, pas deklaratave të bëra nga ky i fundit se  ishte kërcënuar në zyrën e tij në prani të dy deputetëve të PS-së dhe kryetarit të bashkisë së Krujës.

Por në një reagim të tij, ish-kryeministri, Sali Berisha, ka publikuar certifikatat me të cilat është vlerësuar oficeri Nuhu teksa e cilëson atë si një nga heronjtë e vërtetë të Policisë së Shtetit.

Postimi i plotë i Berishës

Ja kush eshte Emiliano Nuhu, qe kryeperdhunuesi Edvin Rama e quan horr!

Te dashur miq, oficeri i Emiliano Nuhu, te cilin kryeperdhunuesi Edvin Kristaq Rama e quajti horr, eshte nje nga heronjte e vertet te Policise se Shtetit. Ketu me poshte keni nente diplomat, çertifikatat, vleresimet shqiptare dhe nderkombetare te oficerit Emiliano Nuhu, nje hero i vertet para ligjit dhe ne detyrat e tij, te cilin Edvini e quan horr sepse me deshmine e tij tronditese u faktoi shqiptareve dhe botes se Rexhep Rraja, biri kriminel ne kerkim i pushtetit, eshte nje sadist, perdhunues kurse Edi Rama eshte kryperdhunues i rrethuar nga horra dhe perdhunues ministra, deputete, komisare, prokurore, gazetare, psikologe si Faqezi Droga, Tulant Bega, Geron Velia.. etj etj. sb

Të fundit