Flash News

KRYESORE

Rama e shkarkoi si drejtues politik, Sandër Lleshaj konfirmon nga Vlora: S’do të jem më ministër, askush s'është i përjetshëm në një post

Rama e shkarkoi si drejtues politik, Sandër Lleshaj konfirmon nga Vlora:

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka konfirmuar se nuk do të jetë dhe nuk do të synojë më postin e ministrit të Brendshëm.

Nga Vlora ku prezantoi forcat “Shqiponja”, Lleshaj tha se asnjë nuk është i përhershëm në një post të caktuar.

“Që s’do jem më në këtë post, është krejt e sigurt, askush nuk është i përjetshëm në një post”, tha Lleshaj.

Kujtojmë se së fundmi, kryeministri Edi Rama e shkarkoi si drejtues politik i PS në Shkodër dhe e e zëvendësoi me ish-ministren e Arsimit, Lindita Nikolla.

 

Të fundit