Flash News

KRYESORE

Rama e shkarkon, Fuga e uron dhe tregon postin e ri që do mbajë ish-zëvendësministrja e Jashtme

Ditën e premte, kryeministri Edi Rama firmosi shkarkimin e Kleopatra Maliqit, nga posti i zëvendësministres për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ky vendimi i Ramës solli jo pak habi teksa nuk bëhej e ditur arsyet e lirimit nga detyra.

Por teksa Rama e kaloi në heshtje këtë vendim, ka qenë drejtori i Komunikimit në kryeministri, Endri Fuga, ai i cili ka reaguar.

Në Twitter, Fuga falënderon Maliqin për punën e bërë teksa bën me dije se tashmë ajo do të mbajë postin e Drejtoreshës së Shkollës së Administratës Publike.

“Faleminderit #KleaMaliqi per punen si Zevendes Ministre ne @AlbanianDiplo dhe shume suksese ne detyren e re si Drejtore e Shkolles se Administrates Publike”, shkruan Fuga.

Të fundit