Flash News

KRYESORE

“Rama e Veliaj pazare me privatin te Universiteti Bujqësor", reagon nënkryetari i Bashkisë: Do ndërtojmë një shkollë 9-vjeçare

“Rama e Veliaj pazare me privatin te Universiteti Bujqësor",

Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku ka sqaruar ndërhyrjen që po kryhet prej dy ditësh në Fidanishten e Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Në një lidhje telefonike për ‘news 24’, Mazniku tha se në atë ambient po ndërtohet një shkollë 9-vjeçare dhe gjimnaz për banorët e Kodër-Kamzës.

Sipas tij, prona ka qenë private dhe se pak muaj më parë është blerë nga bashkia për të ndërtuar një shkollë.

“Në atë hapësirë ka nevojë për një shkollë 9-vjeçare dhe gjimnaz sepse banorët e zonës udhëtojnë me autobusë për të shkuar në shkolla larg zonave të tyre. Kjo ndërhyrje ju siguroj se nuk prek asnjë element në konceptin e kampusit dhe duke i blerë këtë pronë privatit, tashmë i shpronësuar, ne s’na është dashur të cenojmë asnjë shtëpi banimi për ndërtimin e shkollës”, tha Mazniku.

Më herët, dekani i Fakultetit Ekonomik, Maksim Meço tha se prona në fjalë është ende në proces gjyqësor dhe se kryeministri Rama u pati premtuar se do të financojë universitetin për ta blerë atë, por ia ka shitur bashkisë së Tiranë më 1 prill.

Të fundit