Flash News

KRYESORE

Rama: E votova Ilir Metën president, më “zhdëpën” në kritika, por s'jam penduar  

Rama: E votova Ilir Metën president, më

Kryeministri Edi Rama e mbylli fjalën e tij të gjatë sot nga foltorja e Kuvendit, duke u kthyer pas në kohë kur Ilir Meta u zgjodh president i Republikës.

Ndonëse ai është kritikuar për këtë zgjedhje, Rama shfajësohet duke thënë se nuk e kishte imagjinuar se Meta do të kishte sjellje të tilla, si zhdekretimi i zgjedhjeve, sipas tij të orkestruar me ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Unë e kam votuar ilir Metën si president. Gjithkush në këtë sallë ishte njësoj si unë këtu, shumëkush më ka kritikuar, në rrjetet sociale më zhdëpin për zgjedhjen e tij dhe jo pak më kanë mallkuar. Sa shfaqet Ilir me paudhësitë e veta më përvishen mua të gjithë.

Nuk jam penduar, po të kthehesha pas në kohë do bëja prapë të njëjtën gjë. Ilir Meta u zgjodh me votat e tij si president, dhe votat tona mund ta pengonin.

A e kam imagjinuar unë se Ilir do e kthente humbjen e tij të vetëkontrollit nga një fenomen sporadik në një mjet sistematik për të coroditur sistemin kushtetues dhe për të udhëhequr një plan të orkestruar me Saliun në dëm te vendit, jo këtë nuk e kisha imagjinuar.

Kjo ka kaluar përtej cdo imagjinatë dhe nuk mund të tolerohet. Meta e ka humbur të drejtën të qëndrojë në zyrën e presidentit me pëlqimin tonë. Një president që argumenton një marrëzi antikushtetuese si anulimi i zgjedhjeve në mes të fushatës, dhe kur e pyesin përgjigjet ma përsërisni se nuk dëgjoj mirë, këto kohët e fundit kam qenë i sëmurë, është sidoqoftë njëri për të ardhur keq. Duke shprehur keqardhjen time si njeri dhe si kundërshtar, aleat që dikush që nuk ka bërë vetëm gjëra të këqija, i uroj sot ta lexojë me qetësi rezolutën nëse nuk i kupton qartë fjalët që thuhen sot nga ky kuvend”, tha Rama.

Të fundit