Flash News

KRYESORE

Rama edhe ministër i Jashtëm, deputeti i PD: Kjo është shuplakë për socialistët me përvojë

Vijnë reagimet e para nga PD, pasi kryeministri Edi Rama konfirmoi se do të jetë ai në rolin e ministrit të Jashtëm, për aq kohë sa sipas tij presidenti Meta nuk e ka çdekretuar Ditmir Bushatin në afat kushtetues.

Deputeti i PD, Bardh Spahia e ka cilësuar si një “shuplakë” për socialistët me përvojë të gjatë këtë vendim të Ramës.

“Edi Rama do marrë vetë postin e ministrit të jashtëm! De fakto ai merr edhe vendimet e 15 ministrave të tjerë. Pra të jetë ministër edhe de jure, nuk ndryshon asgjë! Pyetja është se si janë ndjerë socialistët në kryesi, mes tyre emra me përvojë të gjatë, nga kjo shuplakë e re surratit që u jep kryetari-kryeministër. Ai ka nevojë vetëm për ushtarë edhe pse disponon oficerë. Vazhdon të tallet përditë me socialistët që i kanë dhënë karrigen njëlloj sic bën me cdo qytetar të këtij vendi! Ky kryeministër duhet ndalur, edhe vete socialistet po e kuptojnë tashme!”, shkruan Spahia.

Të fundit