Flash News

KRYESORE

Rama edhe ministër i Jashtëm, juristi i njohur “lexon” Kushtetutën: Është shkelje, e ndalon neni 103

Rama edhe ministër i Jashtëm, juristi i njohur “lexon”

Ish-ministri i Drejtësisë, juristi Ylli Manjani ka sqaruar se Kushtetuta nuk e parashikon që një ministër të mbajë të njëjtën kohë një tjetër post qeveritar.

Referuar rastit të djeshëm, ku kryeministri Edi Rama konfirmoi se vendin e Ditmir Bushatit do ta marrë përsipër de juro, Manjani sqaron se neni 103 e ndalon një ministër të kryejë njëherësh edhe funksione të tjera.

Reagimi:

Sipas Kushtetutës neneve 95 dhe 103, Kryeministri dhe ministri janë dy funksione/detyra kushtetuese më vete.

Të dy këto funksione veprojnë në përbërje të Këshillit të Ministrave dhe njëkohësisht si titullarë të institucioneve.

Neni 103 e ndalon specifikisht ministrin të kryejë funksione të tjera.

Pra vërtetë Kryeministri nuk ndalohet të jetë ministër, por ministri nuk mund të jetë njëkohësisht edhe Kryeministër.

I njëjti debat vlen edhe për pozitën e Zëvendëskryeministrit. Në të shkuarën kemi patur Zëvendëskryeministër dhe ministër. Sipas këtij leximi që i bëj Kushtetutës me rezulton që është e gabuar që në person të mbajë dy funksione brenda qeverisë.

Ps. Ky ka qënë një diskutim i gjatë gjatë hartimit të këtyre neneve të Kushtetutës dhe u shkrua kështu pikërisht për të ndaluar këtë propozim që bën sot Edi Rama.

Kuriozët mund ta gjejnë këtë informacion në zbardhjen e debatit për hartimin e Kushtetutës, që është një zbardhje e regjistrimeve të mbledhjeve të Komisionit Shtetëror për Hartimin e Kushtetutës.

Të fundit