Flash News

KRYESORE

"Rama është barbon“, qytetarja nga Burreli: Me 16 ose shkoni ta rrëzoni, ose mos shkoni hiç

"Rama është barbon“, qytetarja nga Burreli: Me 16 ose

Lulzim Basha ndodhet në Burrel, ku dëgjoi dhe u bëri ftesë qytetarëve që t’i bashkohen protestës me 16 shkurt për të kërkuar të drejtat e tyre.

Një zonjë, u shpreh se do t’i thotë vetëm dy fjalë Bashës, “Me 16 ose shkoni ta rrëzoni, ose mos shkoni hiç”.

Më tej zonja tha: “ Ai (Rama) shkon në Gjermani për të bërë piktura, ç’më duhen mua pikturat e atij. Unë dua bukë të ha. Çmimi naftës, dritat, uji, tatimet, ne po na mbysin. Ai është kriminel dhe barbon. Taksat tona ai i merr dhe ruan gruan e vetë në Surrel me badigardë. Na ka ardhur në majë të hundës!”, u shpreh më tej.

Ndërsa Basha tha se 16 shkurti është bashkimi i shqiptarëve kundër vjedhjes së votave, kundër taksave e gjithë padrejtësive.

Të fundit