Flash News

KRYESORE

"Rama është i marrë peng", Meta: Sekti i Rilindjes ka shfarosur çdo gjë të mirë në PS, po i çon socialistët në një betejë jetë a vdekje

"Rama është i marrë peng", Meta: Sekti i Rilindjes ka

Presidenti Ilir Meta ka komentuar deklaratat e mazhorancës për miratimin e ndryshimeve Kushtetuese, e vetme pa konsensusin e opozitës. Meta ka ashpërsuar tonet ndaj Ramës, kur thotë se “Partia Socialiste është pushtuar nga një sekt, sekti i Rilindjes të cilët kanë shfarosur çdo gjë të mirë që kjo forcë politike ka bërë ndër vite.”

“Unë edhe pse jam President i Republikës në bindjet e mia jam socialist siç kam qënë në ‘91 dhe ‘92. Pavarësisht se jam President tani e më duhet të respektoj Kushtetutën. Nuk janë socialistët që i bëjnë këto gjëra, por një sekt që ka shfarosur cdo gjë të mirë që PS ka bërë në këto vite.

Një sekt që do të zërë për gryke PS dhe socialistët, i sponsorizuar sigurisht, është një mashtrim i madh ajo që bën kryeministri, që i nxit socialistët në një betejë për jetë a vdeje për interes të oligarkëve, bandave që kontrollojnë direkt apo indirekt shtetin e të tutorëve politikë që nuk duan që Shqipëria të jetë pjesë e BE. Socialistët nuk i solli në pushtet Rama, ai solli bandat. Kanë qënë socialistët që e morën Ramën nga refugjat dhe e bënë ministër. Ato lojërat me kodin t’i lërë, se është i pashpresë në rast se humbjen e tij kërkon ta kthejë në një tragjedi për Shqipërinë”, u shpreh Meta.

Sipas Metës, Rama nuk i do listat e hapura sepse PS del nga kontrolli.

 “Të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit. Ai duhet të bëjë listat e hapura. Unë ju siguroj që ai nuk e bën këtë gjë, ishte mashtrim për të prishur 5 qershorin, i dëshpëruar që e firmosi opozita marrëveshjen Rama bëri këtë lëvizje. Ai nuk i do listat e hapura se i del nga kontrolli PS. Unë s’kam interes të hyj në këtë çështje, por s’mund të rri indiferent. Kam kaq kohë që paralajmëroj që nuk hapen negociatat po su bë kjo dhe po su bë ajo, shampanjë këtu, u hapën për herë të dytë a të tretë negociatat. Në politikë fiton apo humbet si në sport. Ai është koha të ikë, të mbledhë forcat dhe ta përballojë me sa dinjitet të ketë rezultatin që ka grumbulluar me qeverisjen e tij”, u shpreh Meta.

Të fundit