Flash News

KRYESORE

“Rama është padrino i mafias”, Kokëdhima kundër përjashtimit të deputetit Gjetani nga PS

“Rama është padrino i mafias”, Kokëdhima kundër

Kërkesa e kryeministrit Rama për përjashtimin nga grupit parlamentar të deputetit të Kurbinit, Gjetan Gjetani nuk është pritur mirë nga ish-miku i tij, njëherësh edhe ish-deputeti i PS, Koço Kokëdhima.

Duke folur në emër të partisë së tij, Zgjidhja, ai shprehet se Rama është shndërruar në padrinon e mafias që e mban në pushtet dhe se ka uzurpuar partinë më të madhe të të majtës, e ka kapur për fyti dhe ka eliminuar demokracinë e brendshme.

“Veprime të tilla nuk duhet të habisin askënd. Ai është shndërruar në padrinon e mafias që e mban në pushtet. Rilindja e ka uzurpuar partinë më të madhe të të majtës, e ka kapur për fyti dhe e ka eliminuar demokracinë e brendshme në PS. Forumet ekzistojnë vetëm në letër”, shkruan  Kokëdhima në 'Facebook'.

Në fund, Kokëdhima u bën thirrje të gjithë socialistëve, por sidomos figurave që refuzojnë t’i nënshtrohen mafies që të reagojnë! Socialistë të ndershëm, distancohuni nga kryemafiozi shqiptar.

Të fundit