Flash News

KRYESORE

Rama: Familjeve në Thumanë do t’u ndërtojmë ndërtesat nga e para, skemë financimi për buxhetin

Rama: Familjeve në Thumanë do t’u ndërtojmë

Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar në mbledhjen e sotme me Këshillin e Ministrave që të punohet paralelisht me kërkimet nën rrënojat e godinave të shembura nga tërmeti edhe me akomodimin e familjeve të prekura.

Ai tha se familjeve në Thumanë do u ndërtohen shtëpitë nga e para, ndërsa po punohet për akomodimi e familjeve me banesa të dëmtuara në hotele të ndryshme.

“Prioriteti i sotëm është jetët e shpëtuara për rikuperim, që janë nën kujdes shëndetësor, më pas akomodimi i atyre që janë pa çati.

1450 banorë në Durrësit, dhe 700 në Thumanë. Do u kërkojmë sipërmarrësve të hotelerisë që me shpenzimet e tyre të mbajnë në dispozicion , numrin e familjeve që kanë nevojë për strehë, por që nuk është i vogël.

Të gjitha shtëpitë që rezultuan të dëmtuara nga tërmeti i parë sot duhen rindërtuar. Duhet të nisim që sot të bëjmë gati listat e shpërndarjes së familjeve, kjo është një fazë e ndërmjetme prej disa muajsh. Sfida më e madhe është programi i rindërtimit.

Familjeve në Thumanë duhet t’ ju ndërtojmë ato pallate shumë më të forta. Do të bazohemi tek buxheti i qeverisë, bashkive sikundër e imponon ligji për gjendjen e jashtëzakonshme, por nuk mjafton. Për këtë punojmë për një skemë financimi për mbulim tërësor, pa u kufizuar mbuluar me anën tjetër që është mekanizmi i financimit të jashtëm.

Me kolegët evropianë kanë folur para se të vija këtu po kom me kryeministrin e Danimarkës. Nëse Zoti nuk ka bërë plan tjetër, do jemi pak ditë në samitin e NATO-s, kanë rënë dakord që jashtë tryezës të bëjmë diskutim për këtë plagë dhe si do ndihmohen njerëzit në nevojë.

Me Erdogan do organizojmë tryezë, si dhe me SHBA kanë ofruar gatishmërinë e tyre për mbështetje. Na duhet një komitet kombëtar për rindërtimin, që t’ja besojmë kreut të Komisionit të Ekonomisë”, tha Rama.

Të fundit