Flash News

KRYESORE

Rama figurë në rënie? Adi Krasta: Po rrëshqet, pse është i pakënaqur kryeministri

Rama figurë në rënie? Adi Krasta: Po rrëshqet, pse

Gazetari Adi Krasta i ftuar në News 24, përballë Eni Vasilit ka dhënë opinionin e tij në lidhje me reagimet e Ramës ndaj gazetarëve.

I pyetur nëse Rama është figurë në rënie, ai u shpreh se bëhet fjalë për një rrëshqitje të kryeministrit.

“Ky vend ka rrëzuar njerëz me potenciale.  Duhet të jesh shumë i ndershëm, i devotshëm për të shënuar mosrënien e njerëzve të pushtetshëm në këtë vend. Nuk po flas për rënie…Është shenjë e rrëshqitjes…

Politikanët aktivë që janë të lidhur me pozicione, janë të pakënaqur kur ju bën një pyetje të fortë. Për ta thuhet se kanë një raport me Zotin. Ata bëhen arrogantë kur ju bën një pyetje të fortë”, u shpreh ndër të tjera Krasta.

Të fundit