Flash News

KRYESORE

Rama fillon të zbatojë sot kërkesat e ish-ministrave teknikë; kërkuan në qershor shkarkimin e Mickos dhe Markut

Rama fillon të zbatojë sot kërkesat e ish-ministrave

Kryeministri Edi Rama ka filluar t’u jap të drejtë kërkesave të ish-ministrave teknikë për shkarkimet e disa funksionarëve të shtetit.

Mesditën e sotme u njoftua se është larguar nga detyra shefi i Komisariatit të Pukës, Pal Marku, i cili është emëruar në një post më të ulët. Pal Marku ishte njëri prej tre shefa të komisariateve që ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, i propozoi Haki Çakos, në atë kohë drejtor i Përgjithshëm i Policisë, për ta shkarkuar nga detyra pasi kishte prova se po ndihmonte politikisht Partinë Socialiste gjatë fushatës. Kërkesa e Demirajt nuk u mor parasysh gati një vit më parë.

Sot në mbrëmje është njoftuar për shkarkimin e Artur Mickos nga detyra e drejtorit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit. Vendimi është marrë nga kryeministri Rama. Por një kërkesë e tillë kishte kohë që qëndronte në tryezat e Ministrive sepse është bërë nga ish-ministrja Mirëqenies Sociale, Xhuljeta Kërtusha. Kërtusha e akuzonte për shkelje të rënda, megjithatë, as kjo kërkesë nuk u mor parasysh në qershor të 2017-ës.

Pavarësisht kundërshtimit gjatë fushatës, Rama u jep sot të drejtë kërkesave të ish-ministrave teknikë, të cilët u përpoq t’i trajtonte si jo-seriozë.

Të fundit