Flash News

KRYESORE

Rama flet para vendimit të negociatave: Bëmë atë që na kërkuan, vendet e unionit kanë qasje të ndryshme

Rama flet para vendimit të negociatave: Bëmë atë që na

Kryeministri Edi Rama ka takuar në Bruksel Komisionerin për Zgjerim në ikje Johannes Hahn dhe shefen e diplomacisë në BE Federica Mogherini.

Në deklaratën e përbashkët për mediat pas takimit kryeministri Rama ka thënë se nga Shqipëria është bërë çfarë është kërkuar nga BE, por shtoi se kushtet e vendeve anëtare janë të tjera.

“Hahn e shprehu qartë. Ne kemi bërë atë që na është kërkuar. Përtej faktit se ç’kemi bërë, jemi në kushtet kur anëtarët diskutojnë të bëjnë çfarë duan vetë. Një anëtar i familjes kërkon një qasje tjetër nga të tjetër anëtar.

Ne duhet të vazhdojmë reformat dhe kjo ka rëndësi. Sepse s’po i bëjmë se po na i kërkon Parisi, Londra por na duhen për ekonominë dhe zhvillimin tonë”-deklaroi Rama.

Sot dhe nesër Këshilli Europian në Bruksel i pëbërë nga krerët e shteteve të vendeve anëtare në BE pritet të vendosë për hapjen ose jo të bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Të fundit