Flash News

KRYESORE

Rama flet pas marrëveshjes me opozitën parlamentare: Më 23 korrik votohet '5 qershori', më 30 korrik hapja e listave

Rama flet pas marrëveshjes me opozitën parlamentare: Më 23 korrik

“I kënaqur me marrëveshjen e arritur” kështu është shprehur kryeministri Rama në përfundim të takimit me grupet parlamentare të opozitës.  Në një prononcim për mediat, Rama theksoi se nuk duhet humbur kohë, pasi duhet parë edhe se si do reflektohet në ligjin zgjedhor ajo ç’ka do imponojë votimi i 30 korrikut.

Kryeministri , po ashtu është shprehur i bindur për votimin më 23 korrik të marrëveshjes së 5 qershorit, pavarësisht përcarjes së opozitës parlamentare.

I kënaqur sepse kemi arritur një konsensus të gjerë edhe pse jo total për të votuar në 23 korrik marrëveshjen e 5 qershorit. Dhe nga ana tjetër kemi arritur një konsensus të plotë për të votuar në 30 korrik ndryshimet që do të hapin listat, por edhe për të vazhduar procesin gjithëpërfshirës bashkë me opozitës jashtë parlamentare.

Do të ishte mirë të mblidhet një orë e më parë Këshilli Politik dhe të diskutohet konkretisht; pasi nga njëra anë opozita parlamentare donte të dinte datën e saktë se kur do votohet ‘5 Qershori’ dhe data e saktë është 23 korriku, ndërsa nga ana tjetër kemi nevojë nevojë të bashkëpunojmë dhe të shohim se si do reflektohet në ligjin zgjedhor ajo ç’ka do imponojë votimi i 30 korrikut.

A do t’i arrijë mazhoranca 84 votat e kërkuara në 23 korrik?

Kemi bërë goxha debat për këtë pikë me zotin Murrizi i cili qëndron stoik në pozicionin e tij, sepse nuk e njeh marrëveshjen e 5 qershorit. Edhe pse do të ishte mirë që Murrizi të na bashkohej se bashku me grupin e tij, kam bindjen- kemi sinjale inkurajuese nga dy grupet e tjera- që do ta kalojmë ligjin pavarësisht faktit që në anën e opozitës parlamentare sic e dimë të gjithë nuk ka një formacion të unifikuar po grupe parlamentare dhe individ.

Ndryshimet kushtetuese do të miratohen në 30 korrik dhe unë e kam thënë edhe me parë në mënyrë të përsëritur se është parlamenti që ka të drejtën e votës.

Që nesër i kam thënë Damianit që të mbledh Këshillin Politik. Ka një arsye shumë të rëndësishme për firmosjen e marrëveshjeve që nuk duhet të humbasim kohë. Ne kemi humbur shumë kohë tashmë, dhe jo për shkakun tonë por për shkak të PD-së. Mos të harrojmë se në marrëveshjen e 5 qershorit është sanksionuar KQZ-ja e re që do edhe ajo kohën e vetë, po ashtu edhe shumë pika të tjera të sanksionuara në marrëveshjen e 5 qershorit kërkojnë shumë kohë për t’u materializuar. Dhe më pas ja sheshi, ja mejdani, ja dhe Muço Kapedani”, ka thënë Rama.

Të fundit