Flash News

KRYESORE

Rama flet pas ndryshimit të Kodit Penal: I domosdoshëm ndëshkimi i shkelësve, pas kësaj jemi gati për hapjen ekonomike

Rama flet pas ndryshimit të Kodit Penal: I domosdoshëm ndëshkimi

Kryeministri Edi Rama, në përfundim të seancës plenare tha se me votimin e ndryshimeve në Kodin penal, u bë një punë e mirë në favor të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Rama foli dhe për hapjen graduale të aktivitetit ekonomik dhe të jetës, dhe sipas tij, pikërisht për këtë duheshin miratuar ndryshimet në Kodin Penal, për të ndëshkuar ata persona, që mund të rikthejnë rrezikun e përhapjes së COVID-19, në mënyrë të qëllimshme.

Sot është bërë një punë e mirë në favor të situatës, përtej kritikave. Sot kemi mbushur një boshllëk të Kodit Penal, që rezultonte i vetmi Kod Penal në Evropë pa asgjë të shënuar për një situatë epidemie. Për më tepër, në këtë fazë ku ne po përgatitemi që të hyjmë në procesin e hapjes graduale të aktivitetit ekonomik dhe të normalizimit sa është e mundur të jetës. Ishte e pamundur të konceptohej që paralelisht të mos kishim edhe këto masa që të garantojnë hapjen, sepse ajo që kemi vënë re, një shqetësim i ardhur dhe nga drejtuesit e policisë, kryetarët e bashkive, është një lloj relaksimi dhe lëshimi, që nuk mund të kthehet në fenomen, se është i rrezikshëm.

Në këtë mënyrë na duhet të garantojmë hapjen e ekonomisë, duke mbrojtur jetën”, deklaroi Rama.

Të fundit