Flash News

KRYESORE

Rama flet pas takimi me drejtuesit e qarqeve: Së shpejti, del kërkesa për vlerësim për ministrat, do jetë përtej anëtarësisë

Rama flet pas takimi me drejtuesit e qarqeve: Së shpejti, del kërkesa

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një deklaratë për mediat pas përfundimit të takimit të tij me drejtuesit politikë të PS në qarqe.

Ai tha se pas disa ditësh pritet të dalë dhe kërkesa për vlerësim për ministrat që do të jetë edhe përtej anëtarësisë.

“Ne vazhdojmë punën, diskutojmë për gjendjen në të gjitha aspektet në çdo komunitet. Jemi në procesin e një ndërveprimi të ri me anëtarësinë, që ka nisur të marrë kodet digjitale për të dhënë vlerësimin për deputetët e qarkut. Pas pak ditësh do dalë edhe kërkesa për vlerësim për ministrat, që do jetë edhe përtej anëtarësisë. Çdokush i interesuar do mund të hyjë për të bërë një vlerësim.

Përgatisim edhe hapin e tretë, ftesa për të konsideruar shprehje interesi për të përfaqësuar komunitetin në parlament”, u shpreh Rama.

Të fundit