Flash News

KRYESORE

Rama flet për amnistinë ndaj shqiptarëve dhe emigrantëve: Deklaroni paratë nën jastëk, ose je tek OFL

Rama flet për amnistinë ndaj shqiptarëve dhe emigrantëve:

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Kongresin e PS se të gjithë shqiptarët duhet të deklarojnë në bankë pasurinë dhe kursimet e tyre, sidomos ato të përfituara nga emigracioni.

Sipas Ramës, së shpejti vjen në zbatim një amnisti për deklarimin e çdo pasurie, ndryshe do të jetë subjekt i OFL-së.

“Shqipëria shumë shpejt do i thotë të gjithëve tregoni xhepat. Por ka një ndryshim mes atyre të vendosura përmes krimit dhe atyre të vëna me punë.

Sa kursime emigrantësh rrinë në jastëk. Sa makina të blera me punë të ndershme mund të kapen nesër.

Do bëjmë një amnisti të përgjithshme që të gjitha paratë dhe asetet t'i deklarojnë. Kjo do bëhet sepse jemi këtu për të punuar për ata që na kanë sjellë këtu.

Emigrantët nuk mund të mbajnë më para andej sepse i thonë këtu nga i more. Ata që nuk i kanë paratë përmes krimit, ose janë politikanë, gjykatës, prokurorë dhe subjekte do japin llogari nga unë i pari për çdo gjë që kemi. Pastaj secili t'i dalë për zot.

Nuk ka më aty PS, PD, aty ka ose ndershmëri, ose te vendi. Të tjerët duhet t'i sjellin paratë në Shqipëri dhe t'i fusin në bankë me një interes minimal. Kur mbaron afati pastaj, je tek OFL, ke bërë e nuk ke bërë krime”, tha Rama, duke shtuar se pjesë e deklarimi do të jenë edhe pasuritë e shqiptarëve jashtë vendit.

Të fundit