Flash News

KRYESORE

Rama flet për ‘anti-shpifjen’ nga zyrat në Vjenë: Nuk është çështje e OSBE; gazetarët e pakënaqur të lexojnë ligjin

Rama flet për ‘anti-shpifjen’ nga zyrat në Vjenë: Nuk

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot zyrat e OSBE në Vjenë, pasi Shqipëria do të marrë nesër kryesinë dhe do të drejtojë  përgjatë vitit 2020.

Në një bashkëbisedim me gazetarët në Vjenë kryeministri u ndal te ligji anti-shpifje për të cilin tha se kjo nuk është çështje e OSBE-së.

“Në raport me këtë mision në OSBE ne nuk jemi komodë, jemi super komodë, super krenarë që kemi marrë këtë përgjegjësi kaq të madhe.

Shqipëria sot është në një pozicion që përbën vlerësim. Gazetarët e pakënaqur me ligjin anti-shpifje duhet të lexojnë ligjin, kjo nuk është një çështje e OSBE. Si kryetar jam i gatshëm të ofroj edhe sallë leximi, asistencë teknike që kush është i pakënaqur për ligjin të lexojë ligjin. Unë nuk kam bërë tëre këtë udhëtim për të më pyetur edhe për gjëra që mund të më pyesnit në Tiranë”, tha Rama.

Të fundit