Flash News

KRYESORE

Rama flet për bisedën me Pandeli Majkon, Lutfi Dervishi: Ka sërish një test për ligjin e teatrit

Rama flet për bisedën me Pandeli Majkon, Lutfi Dervishi: Ka

Kryeministri Edi Rama është shprehur se është e mundshme që në zgjedhjet e 2021-in emigrantët të ketë mundësi të votojnë. Gjatë emisionit, ‘Përballë’ me gazetarin Lutfi Dervishi, Rama tregoi se për këtë kishte zhvilluar, jo më larg se dy ditë më parë, edhe një bisedë me Ministrin e Diasporës, Pandeli Majko.

Sapo Rama mbaroi përgjigjen gazetari Dervishi i ka kujtuar se Pandeli Majko ka sërish një tjetër test sa i takon ligjit për teatrin i cili do të rivotohet sërish në shtator.

Këtë ndërhyrje të gazetarit, Rama nuk e ka komentuar por është munduar ta kalojë duke qeshur.

Pandeli Majko refuzoi të votonte ligjin që parashikon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Pas një debati të zhvilluar me Ramën në sallën e Kuvendit, Ministri u largua nga parlamenti pak para votimit.

Rama:...Jo më larg se para dy ditësh kemi pas një bisedë të gjatë me Ministrin e Diasporës për ta futur në proces komunikimi atë që është përgatitur dhe ka udhëhequr dhe së shpejti ne do kemi propozime konkrete dhe do të kemi kontakte konkrete dhe me grupet e emigrantëve për ti përfshirë në një proces sepse besoj që ata duhet të jenë votues në zgjedhjet e ardhshme. Jo lokalet po kombëtaret.

Dervishi: Ministri i Diasporës ka sërish një test kur të kalojë ligji për teatrin në parlament, për ta kaluar...

Të fundit