Flash News

KRYESORE

Rama flet për dorëheqjen e Tahirit: Akt dinjitoz. Nuk i heq asnjë presje atyre që kam thënë kur ishte ministër

Rama flet për dorëheqjen e Tahirit: Akt dinjitoz. Nuk i heq asnjë

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një akt dinjitoz dhe të respektueshëm vendimin e Saimir Tahirit për ët dhënë dorëheqje nga mandati i deputetit.

“Një akt dinjitoz. Në kujtesën time i pari i këtij lloji në historinë e parlamentit shqiptar. I respektueshëm”, u shpreh Rama në një intervistë për ‘Opinion’.

Rama tha gjithashtu se ai nuk ka pasur dijeni për këtë vendim të ish-deputetit socialist.

“Besoj që është humbje kohe të merrmi me llafet e kazanit politik dhe mediatik pasi ky është një akt që flet vet dhe është i respektueshëm për atë që është.

Nuk kam pasur asnjë dijeni dhe nuk ka pasur arsye të kem pasur dijeni. Tahiri prej 6 muajsh nuk është pjesëtar i grupit tonë parlamentar dhe nuk ka asnjë rol në PS”, deklaroi Rama.

Kryeministri vlerësoi qëndrimin që mazhoranca ka mbajtur ndaj çështjes Tahiri teksa komentoi edhe kritikat që Tahiri i bëri sot pasardhësit të tij Fatmir Xhafaj.

“Nuk i heq asnjë presje atyre që kam thënë në kohën kur ai ishte ministër i Brendshëm. Ashtu sikundër mbështes dhe vlerësoj punën e ministrit aktual të Brendshëm”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë tha gjithashtu se hapja e negociatave nuk ka lidhje me këtë rast.

 

Të fundit