Flash News

KRYESORE

Rama flet për KÇK-në për herë të parë pas tërmetit: Janë gati të shqyejnë ndonjë copë

Rama flet për KÇK-në për herë të parë pas

Kryeministri Edi Rama është ndalur te grupi KÇK, që ai përfshin gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, për herë të parë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Duke u ndalur te kërkesa e tij për shembjen e të gjitha godinat e shpallura të pabanueshme, Rama tha se ka patur një keqkuptim në media lidhur me punën paralele të hetimeve nga prokuroria.

“Të shemben pa asnjë vonesë ndërtesat që janë të pabanueshme, ndonëse ka patur një keqkuptim lidhur me punën paralele për hetimet dhe nxjerrjen e përgjegjësve.

Policia dhe prokuroria shumë shpejt do ketë rezultate konkrete në këtë drejtim.

Ata që më shkruajnë që bien pre lehaqenëve në kabinat mediatike se nxjerrja e përgjegjësive e autoreve nuk është diçka që bëhet sa hap e mbyll sytë se kërkon dokumentim. Do shkojnë në gjykatë dhe KCK është aty e gatshme që të shfrytëzojë këtë situatë për të qenë në lartësinë e motos vetë kap ca të kapësh. Nuk do i japim mundësinë të shqyejë ndonjë copë tjetër nga sistemi i së drejtës, por do bëjmë çmos që referimet të jenë të kopsitura ligjërisht nga pikëpamja e dokumentacionit. Ju lutem pak kohë dhe durim për ju që doni pak gjak”, u shpreh kryeministri, i cili sqaroi se deri tani janë shembur 27 objekte, si dhe 59 të tjera janë të planifikuara për në ditët në vijim.

Të fundit