Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Rama flet për “La Republika” për krimin në ...Lazarat, i vetmi vend në Shqipëri pa kanabis
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për “La Republika” gjatë vizitës së tij zyrtare ditën e djeshme në Romë, deklaroi se “të gjitha sondazhet vazhdojnë të konfirmojnë se populli shqiptar është më europianisti mes popujve europianë”.
Kryeministri Rama shtoi se “BE-ja do të dijë të bëjë dallimin mes krizave që kanë të bëjnë me rritjen e saj dhe braktisjes së idealeve dhe parimeve të saj strategjike” dhe se sipas tij projekti i BE-së është absolutisht i vlefshëm si horizont paqeje për të gjithë ne. Rama gjithashtu, i pyetur për oazet e krimit në Lazarat, u shpreh se fushat e paligjshmërisë totale janë shkatërruar.
Shkrimi i plotë i “La Republika”:
“Shqipëria, shqiptarët mbeten vendi dhe populli më evropianist në Evropë. Dhe jo vetëm sepse duan të bëhen tërësisht pjesë e një blloku politik dhe ekonomik që e ndjejmë si shtëpinë tonë dhe që do të ndihmojë zhvillimin tonë, stabilitetin tonë. Por sepse Ballkani mbetet një rajon ku kujtimi i luftërave është ende i gjallë. Historia mund të përsëritet dhe lindja dhe suksesi i BE-së i detyrohen këtij fakti: Ajo i garantoi popujve evropianë paqe dhe mirëqenie, siç nuk kishte ndodhur kurrë në të kaluarën”.
Edi Rama, lideri socialist shqiptar, ka pak që është rizgjedhur si kryeministër i vendit të tij. Dje, ai kreu vizitën e parë në Europë pas rizgjedhjes, në Romë, për t’u takuar me Paolo Gentilonin. “Me çdo qeveri italiane, nga Prodi tek Berlusconi dhe Matteo Renzi, prej vitesh tashmë, simbioza me Italinë është e thellë. Kam ambicien të them se ndihmojmë njëri-tjetrin”.
Zoti kryeministër, ju e përsërisni gjithmonë se “Shqipëria është vendi më europianist në Europë”, objektivi për të hyrë në BE mbetet themelor për ju. Por mendoni se BE-ja, e hutuar dhe e pasigurt gjatë këtyre viteve të fundit, do ta gjejë ndonjëherë forcën që të zgjerohet duke pranuar edhe Shqipërinë?
“Të gjitha sondazhet vazhdojnë të konfirmojnë se populli shqiptar është më europianisti mes popujve europianë. Ne shqiptarët i kemi ende të freskëta kujtimet e luftërave, luftërave të Ballkanit që kanë përfunduar para pak vitesh. E kemi ende të gjallë kujtimin e regjimit komunist. E kuptojmë deri në fund vlerën e BE-së, një aleancë e lindur për të sjellë paqe mes vendeve që kanë luftuar me shekuj mes njëri-tjetrit, një aleancë që ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm, edhe pse sot strukturat e saj duhet të modernizohen. Por të vësh në diskutim mënyrën sesi funksionon BE-ja, është e dobishme; të vësh në diskutim objektivat e saj strategjikë do të thotë të mos njohësh historinë, të dish se asgjë nuk është një herë e përgjithmonë. Besoj se BE-ja do të dijë të bëjë dallimin mes krizave që kanë të bëjnë me rritjen e saj dhe braktisjes së idealeve dhe parimeve të saj strategjike. Projekti i BE-së është absolutisht i vlefshëm si horizont paqeje për të gjithë ne”.
Pse Ballkani vazhdon të jetë në objektivin e Rusisë, Turqisë, fuqive autokratike që duket se luajnë këtu një pjesë të rivaliteteve të tyre gjeopolitike?
“Ka një dallim të rëndësishëm, në perceptimin tonë, mes Turqisë dhe Rusisë. Ne shqiptarët e shohim Turqinë si një shtet të rajonit, që po përpiqet të luajë rolin e tij, pa u munduar t’u imponojë asgjë vendeve të Ballkanit. Është një vend i lidhur me perspektivën euroatlantike. Rusia ka lidhje me Serbinë, me botën sllave, por e përdor këtë lidhje sikur të ishte një gur shahu në fushën e interesave të saj gjeostrategjikë; luan në Ballkan për të garantuar diçka tjetër, në nivel global, në marrëdhëniet me Europën dhe Shtetet e Bashkuara”.
Moska luajti rol në përpjekjen për të eliminuar Kryeministrin e Malit të Zi, disa muaj më parë. Mendoni se Rusia është kaq e fiksuar nga roli i saj në rajon, sa të arrijë të bëjë lëvizje të tilla?
“Nuk do e fusja sjelljen e tyre në fushën e “fiksimeve”. Është siç thashë, manovra që do të sabotonte hyrjen e Malit të Zi në NATO ishte pjesë e kësaj loje gjeostrategjike që përpiqet t’i ndryshojë rrjedhën vendeve tona. Ne nuk e duam këtë. Për Moskën ishte e rëndësishme të thyente unitetin e vendeve të Ballkanit që në bregdetin Adriatik janë tashmë të gjithë anëtarë të NATO-s”.
Nuk mendoni se SHBA-ja po heq dorë nga një rol i fortë në rajon?
“Roli i saj është thelbësor. Pas 40 vitesh komunizmi totalitar shqiptar dhe fiksimi anti-imperialist e anti-amerikan, populli shqiptar zhvilloi një aspiratë të thellë për vlerat liberale amerikane dhe europiane dhe roli i ekuilibrit të Shteteve të Bashkuara në zonën tonë është i domosdoshëm”.
Ju e keni thënë disa herë se pas luftërave ballkanike në vitet ’90-të, vendet e rajonit po shndërrohen nga “armiq në fqinj”. Ç’do të thotë kjo? Çfarë marrëdhënie keni me Serbinë?
“Katër vite më parë, unë vizitova Beogradin si kryeministri i parë shqiptar që prej 1946-ës; Presidenti Vucic ishte i pari që vizitoi Shqipërinë pas 60 vitesh. Po ngremë në këmbë një plan ambicioz për të hequr tarifat doganore, lehtësuar tregtinë dhe hap pas hapi, kjo do të na ndihmojë të tejkalojmë dallimet mes nesh, të zgjidhim çështjet tona. Kosova është një pikë e mosmarrëveshjes, por arrijmë ta menaxhojmë. Mund të bashkëpunojmë”.
Meqë u përmend Kosova: çfarë mendoni për ndarjen e Katalonjës?
“Nuk më pëlqen kur dikush nga jashtë flet për punët e një vendi tjetër. Por sigurisht preferoj proceset politike që bashkojnë, që afrojnë”.
Shumë flasin për Lazaratin, fshatin ku kultivohej marjuana: ekzistojnë akoma këto oaze të krimit në Shqipëri?
“Me ndihmën e qeverisë italiane, të Guardia di Finanza, kemi kontrolluar javë pas jave situatën në Lazarat dhe në zonat ku organizatat kriminale vepronin. Po presim raportin e fundit të Guardia di Finanza, por po ju them se këto fusha të paligjshmërisë totale janë shkatërruar”.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43