Flash News

KRYESORE

Rama flet për ndarjen nga jeta të shoferit të Fatmir Xhafajt: Mori një vendim ekstrem

Rama flet për ndarjen nga jeta të shoferit të Fatmir Xhafajt:

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë në lidhje me ndarjen nga jeta të gardistit Shkëlzen Qordja, shofer i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili u gjet i vrarë me plumb në kokë ditën e djeshme. Nga Korça, ku mbajti një dëgjesë publike me banorët, Rama i përcolli ngushëllimet familjes.

“Ngushëllime familjes së punonjësit të gardës i cili u nda nga jeta pasi mori një vendim ekstrem dhe befasues për të gjithë ne dhe dua të ndaj me familjen të gjithë ndjenjën më të fortë të keqardhjes për fatin se edhe përtej tragjedisë, edhe përtej dhimbjes së pangushëllueshme të familjes për djalin, ata nuk mundën të gjejnë së paku qetësinë për të lotuar brenda mureve të shtëpisë së tyre sepse u gjendën nën rrebeshin e zi të sulmeve politike, për të njëjtat arsye, të mos arsyes, që e kanë dominuar për kaq shumë kohë politikën tonë dhe vazhdojnë ta dominojnë politikën tonë, pa dashur t’ia dijë për respekt”, tha Rama.

Kryeministri shtoi më tej se “Agresioni brutal ndaj djalit që u nda nga jeta, përfshirja e tij në një skenar fantazie makabër për të goditur Ministrin e Brendshëm, qeverinë, vërtet që nuk ka fjalë për tu komentuar. Është i neveritshëm, është i turpshëm”.

Të fundit