Flash News

KRYESORE

Rama flet për ndryshime në qeveri, paralajmërimi i ministrave për 300 ditët e para

Rama flet për ndryshime në qeveri, paralajmërimi i ministrave

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se në përfundim të 300 ditëshit të parë të qeverisjes do të bëhet një vlerësim i punës së ministrave dhe ata që nuk kanë arritur objektivat do të shkarkohen.

“Ne kemi ndërtuar një sistem objektivash se qeverisim vetëm, objektivat janë shumë të qarta, sistemi ndiqet online dhe nuk ballafaqohet më ministri apo ministrja me mua, por me ekranin që tregon se kur është jeshile objektivi është arritur dhe kur është e kuqe…nëse e kuqja shkon deri aty ku nuk mban me atehere do kete ndryshime. Ky vlerësim do bëhet kur të përfundojë 300 ditëshi i parë, nëse do ketë pika të kuqe do kthehen në kartona jeshil në parlament”, tha Rama në emisonin ‘Top Story’.

Të fundit