Flash News

KRYESORE

Rama flet për opozitë dyngjyrëshe, por betejën tregon se e ka me LSI-në: E prekur nga kanceri anti-shtet

Rama flet për opozitë dyngjyrëshe, por betejën tregon se e

Në konferencën e parë pas rikonfirmimit si kryeministër, Edi Rama foli për opozitë dyngjyrëse, por gjatë deklaratës së tij u mor gjatë me ngjyrën e kuqe dhe shumë pak me atë blu.

Rama i përqëndroi sulmet mbi LSI-në, çka tregon se betejën në katër vitet e ardhshme e sheh me këtë parti dhe jo rivalët historik të PD-së.

Ai theksoi se LSI-ja është partia më e prekur nga kanceri anti-shtet, duke iu referuar nepotizmit në administratën shqiptare.

“Reformat shtetbërese do të t’i thellojmë më tej me kurajo politike, vendosmëri atdhetare dhe gatishmëri për dialog me opozitën dyngjyrëshe. Në fushatën që u mbyll janë bërë publike raste ulëritëse të nepotizmit. Bashki të pushtura nga familjarë dhe kushërinj të kryetarëve. Por as ka dashur të thotë dhe s’do të thotë që LSI-ja është vetë kanceri që e ka përvetuar sistemin e administratës shqiptare, pavarësisht faktit se është partia më e prekur nga ky kancer antishtet”, tha Rama.

Rama ftesë për konflikt Metës: Bëhu president, LSI është një vrimë në ujë

Të fundit