Flash News

KRYESORE

Rama flet për paktin: Marrëveshja na bën një shtet serioz në sy të botës por PS dhe PD kanë rrugë të ndryshme

Rama flet për paktin: Marrëveshja na bën një shtet serioz

Përmes komunikimi javor në Facebook kryeministri i vendit Edi Rama ka risjellë edhe nëjherë në vëmendje pikat kryesore të  marrëveshjes mes PS dhe PD. Kjo sipas tij për të shuar zërat dhe teoritë konspirative për një bashkëqeverisje në kurriz të popullit.

Sipas kryeministrit mos dakortësimi  ndaj  dy palëve  në  rrugën e bashkëjetesës  nuk do jetë arsye për  t’u bërë  gazi i botës në  sy të  Europës  ku  PD dhe PS janë parë si fuqi të ndryshme  madje  nga vende  të ndryshme.

"Hendeku ishte shumë i madh për  t’u kapërcyer në momentin e  fundit  kur laku ishte i ngushtë, si dhe qëysh u arrti  marrëveshja  është  kapitull më vete. Kjo marrëveshje ishte një nga ato raste kur,  kriza  kthehet në një mundësi të re. Debati në klubet e  katundit është fokususar  te  postet në qeveri duke  lulëzuar  teoritë  konspirative. Janë  ata  që  klubet e  katundit  i  përdorin për  të marrë ndonjë kockë. Ministrat e  rinj do të  kenë  detyrë si kujdesar  të etikës  zgjedhore , e  njëjta gjë  edhe për  drejtorët,  ky është dallimi i qeverisë  tenkine  dhe ministrave  teknik, për të ndaluar  ndikimin politik  te  njerëzve  ndaj shtetit  dhe  shtetit  ndaj njerëzve. Sipas  të gjitha  gjasave  në 25 qershor do kemi  zgjedhje të qeta. Marrëveshja  për ata që kanë  sy dhe veshë  shkon përtej faktit të zgjedhjeve deri te ccelja e  negociatave. Mos dakortësimi  ndaj  dy palëve  në  rrugëne  e  bashkëjetesës  nuk do jetë arsye për  tu bërë  gazi i botës  në  sy të  Europës  ku  jemi parë  si  kombe  të ndryshme  madje  nga vende  të ndryshme.Nuk ka më nevojë që  përpara  se  të flasim ta  bëjmë  këtë  në anglisht, tryeza e  dialog do të  mbetet e  hapur, pas  zgjedhjeve me kryeatrin e opozitës  do  bisedojmë për  mbrojtjen e  intreseva  të shqiptarëve  kudo  që ndodhen. Kjo është për mua një pikë themelore e marrëveshjes  që na bën një shtet serioz në sy të botës  edhe  në sy  të shqiptarëve.Paketa  McAllister ishte një  propozim  për të  na ndihmuar  të kalojmë  krizën ndërsa marrëveshja  mes  palëve  është një marrëveshje  që  shkon përtej interesave të zgjedhjeve. Ka vetëm një bashkëqeverisje në këtë marrëveshje, bashkëqeverisje në zgjedhje. Këtë herë jo vetëm administrata zgjedhore është e baraspeshuar, por edhe vetë qeveria është e bashkëvendosur bashkërisht vetëm këtë funksion. PS dhe PD kanë qenë kundërshtare, janë dhe do të jenë kundërshtare politike. Dy programe alternative krejt të ndryshme”-tha Rama.

Të fundit