Flash News

KRYESORE

Rama flet për shanset e krijimit një koalicioni me LSI; Një parti e re pritet të vijë së shpejti

Rama flet për shanset e krijimit një koalicioni me LSI; Një parti

Kryeministri Edi Rama ka përjashtuar në mënyrë kategorike mundësinë e një koalicioni PS-LSI për zgjdhjet e ardhshme. I ftuar në “Open” për të folur për Reformën Zgjedhore, por jo vetëm, pyetjes së moderatores Eni Vasili se nëse e ka marrë parasysh krijimin sërish të një koalicioni me LSI-në, Rama i është përgjigjur prerazi “Jo”.

Megjithatë, kryeministri vijon t’i qëndroj me plotë bindje idesë së tij se pas shembjes së Teatrit Kombëtar do të lindë një parti e re. Megjithëse, kreu i qeverisë nuk jep detaje të plota se kush mund të jetë dhe cili do ta drejtojë atë.I pyetur për këtë fakt, Rama thekson se “ky është një nga parashikimet e tij referuar rrjedhës së zhvillimeve dhe se nuk mund ta shpjegojë, pasi parashikimet janë të pashpjegueshme.”

Të fundit