Flash News

KRYESORE

Rama flet për Visho Ajazin: Më erdhi në zyrë, nuk mund ta lija rrugëve

Rama flet për Visho Ajazin: Më erdhi në zyrë, nuk mund ta

Kryeministri Edi Rama ka flur rreth largimit të Visho Ajazit nga drejtimi i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe propozimin e tij për ambasador. Rama tha se Ajazi i ka kërkuar para disa muajsh që ta mbështes për një detyrë në NATO.

“Visho Ajazi më erdhi në zyrë, para disa muajsh, dhe më ka kërkuar ta mbështes për një detyrë në NATO sepse NATO kishte hapur një konkurs për një pozicion. Që do të thotë një referencë nga qeveria shqiptare për një konkurs.

Erdhi që të synonte këtë pozicion duke u bazuar tek fakti që koha e tij në detyrë ishte drejt përfundimit. I dhashë gjithë mëbshtetjen.

Më ka dërguar një letër dorëheqjeje që është vërtetë për t’u respektuar duke shpjeguar shumë qartë pse dëshiron të largohet. Unë nuk mund ta lë në rrugë shefin e shërbimit sekret dhe prandaj i afrova këtë propozim”, deklaroi Rama.

Të fundit