All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Rama flet sërish për grupin KÇK: Do çojmë në parlament masa speciale ndaj anëtarëve të grupit më të rrezikshëm

Rama flet sërish për grupin KÇK: Do çojmë në
All - Paragraf - 1

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për grupin KÇK , ‘Kap ç’a t’kapësh’, që sipas tij janë disa prokurorë dhe gjyqtarë që janë në dijeni se nuk do të kalojnë dot filtrat e vettingut dhe se janë të lidhur me persona të grupeve kriminale.

All - Paragraf - 3

Sot, kryeministri tha se do të dërgohen në Kuvend disa masa speciale ndaj anëtarëve të KCK-së për ta çuar luftën kundër krimit të organizuar.

“Ata që e dinë që nuk do ta kalojnë vettingun janë lëshuar ‘Kap ç’a t’kapësh”. KCK është organizata më e rrezikshme kriminale që vepron sot në vend sepse është e veshur me petkun e ligjit dhe funksionon si organizatë grabitësish ordinerë.

Për KCK po bëhemi gati dhe siç e kam lajmëruar lidhur me krimin e  organizuar paralelisht me një ligj special për ta çuar luftën kundër krimit të organizuar në një nivel tjetër të pandodhur kurrë më parë, do çojmë në parlament disa masa speciale ndaj anëtarëve të KCK-së.

Të gjithë do të shihni në praktike, jo fjalime rezultate e një ofensive frontale që qeveria do ndërmarrë ndaj krimit të organizuar apo KCK-së.”, u shpreh Rama, për grupin që në mënyrë indirekte ka akuzuar edhe prokurorin Arjan Ndoj, i cili mbeti i plagosur në një atentat në 1 nëntor, në mjetin bashkë me të cilin udhëtonte edhe Rrumi i Sukthit, ose Aleksandër Laho i cili njihet si person me të shkuar kriminale.

Të fundit