Flash News

KRYESORE

Rama foli për cilësi në ndërtimin e rrugës së Velipojës, kreu i Emergjencave e quan vepër kriminale

Rama foli për cilësi në ndërtimin e rrugës së

Në fillim të muajit dhjetor kryeministri Edi Rama inspektoi punimet që po bëhen për ndërtimin e rrugës së lidh Velipojën me Shkodrën. Duke vlerësuar rëndësinë e ndërtimit të saj, Rama tha se është e rëndësishme edhe ruajtja e standartit në ndërtim.

“Është shumë e rëndësishme që deri në fund të ruhet standard optimal në ndërtim, që jo vetëm të bëhet rruga por edhe të jetë jetëgjatë dhe të plotësojë nevojat dhe kërkesat që do vijnë në rritje për zonën. Është qartësisht një zonë që ka potencial, që do jetë një nga pikat më të rëndësishme në shumë vite të zhvillimit turistik dhe zhvillimit ekonomik të të gjithë qarkut, por rol të rëndësishëm edhe në ekonominë kombëtare”, u shpreh Rama.

Po ditën e sotme, kreu i emergjencave Civile, Shemsi Prençi ka shprehur kritika për punimet e bëra. “Duke parë që përmbytja është shtrirë deri në rrugën që të çon në Velipojë, në segment shihen se veprat e artit mbi veprën e kullimit janë të ndryshëm në diametër. Ajo bëhet shkas për stimulimin e përmbytjeve. Fakti që ka prezencë të ujit mbi nivelin, tregon se ata që kanë bërë rrugën nuk kanë pasur parasysh hartën e përmbytjeve në 2010-2013, për mua është vepër kriminale”, u shpreh Premçi në një lidhje telefonike për emisionin ‘Studio e Hapur’ në “News24”.

 

Të fundit