Flash News

KRYESORE

Rama forcon ERTV-në, tani transmeton edhe intervista ekskluzive me ministrat

Pasi u shpalli luftë, kryeministri Edi Rama vendosi ti rivalizonte mediat duke hapur ERTV-në (Edi Rama televizion), platforma e cila transmeton të gjitha aktivitetet e kreut të qeverisë.

Por mesa duket Rama ka vendosur ta konsolidojë edhe më tej këtë platformë. Sot, në ERTV u transmetua një intervistë e ministres së Arsimit Lindita Nikolla. “Intervista - Ministrja Nikolla shpjegon ndryshimin e ditës mësimore. Një masë e propozuar nga një grup prindërish e nxënësish përmes Platformës së Bashkëqeverisjes dhe e mirëpritur gjerësisht nga mësuesit”, shkruan Rama duke ju referuar kësaj interviste.

Intervista ishte ‘ekskluzive’ për ERTV-në, ku ministrja i përgjigjej pyetjeve të një gazetari dhe me shumë gjasë në të tilla formate do të shfaqen edhe ministra të tjerë të qeverisë në ditët e ardhshme.

Të fundit