Flash News

KRYESORE

Rama foto me ‘hasmin’ e Veliajt, biznesmenin e njohur në Tiranë: E dua shumë, por mend për herë

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë sot një tjetër mesazh për luftën kundër informalitetit. Teksa ka publikuar një foto me biznesmenin e njohur të Markatës së Peshkut në Tiranë, Ylli Hidri, Rama e apelon atë dhe të gjithë sipërmarrësit që të zbatojnë ligjin, kryesisht në lëshimin e kuponëve tatimorë.

“Yllin e famshëm të Peshkut në Tiranë, e dua shumë se është punëtor i madh. Po Ligjin e dua edhe më shumë Pranej Yllo, se t’kom ene katunarin tim anej nolt, men për her tjetër me kuponat. Ene mos e harro inglizin, që thot “Dy gjona jon t’vdekme për robin n’demokraci, vdekja ene taksat”, shkruan Rama.

Por, kush është Ylli Hidri?

Ylli Hidri njihet si një prej protestuesve dhe kritikëve më të mëdhenj të projektit të Pazarit të Ri. Madje, ai ishte edhe një prej atyre pronarëve që kërcënoi edhe me jetë kryebashkiakun Veliaj, ndërsa më pas një nga përfituesit direkt nga zhvillimi i gjithë kësaj zone falë projektit të Bashkisë së Tiranës.

Gjatë festave të fundvitit, Veliaj kujtoi një skenë aspak të këndshme konfliktuale me Yllin, në kohën kur Bashkia e Tiranës nisi punën për rikualifikimin e Pazarit të Ri, i cili 3 vjet më parë.

“Mbaj mend kur e filluam punën te Pazari i Ri, se Yllit i qesh buza tani, por para 1 viti e gjysmë sherr që kam bërë unë me Yllin, na duket lule ai te Unaza e Re. Kështu thoshte edhe Ylli, këtu do vritemi, mbi trupin tim, këtu do derdhet gjaku, do ta mbroj me armë. Megjithatë ja ku jemi sot! Me Yllin jo vetëm jemi bërë shokë për kokë, vëllezër, por jemi edhe bashkë-organizatorë të shumë prej gjërave të bukura që ndodhin këtu. Për të gjithë ata që si Ylli para një vit e gjysmë, bënin zhurmë dhe rrëmujë, bllokonin çdo investim, ja ku është shembulli: sot Ylli është më mirë, Pazari është më i mirë, Tirana është më e mirë”, u shpreh Veliaj disa muaj më parë.

Të fundit