Flash News

KRYESORE

Rama foto nga avioni: Për në Berlin për takimin me kancelaren Merkel

Rama foto nga avioni: Për në Berlin për takimin me kancelaren

Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto nga avioni në fluturim drejt Berlinit ku do të takohet me kancelaren Angela Merkel. Takimet e tij janë mjaft të rëndësishme pasi do të diskutohet për tema me rëndësi për Shqipërinë, por edhe për konferencën e donatorëve pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Për në Berlin për takimin me Kancelaren Merkel, enkas për Programin e Rindërtimit në vigjilje të Konferencës së Donatorëve, që do të mbahet në Bruksel më 17 shkurt”, shkroi rama na facebook.

Nesër ai do të takohet me kancelaren gjermane, ku në fokus të bisedës do të jetë ndihma e Gjermanisë për rimëkëmbjen e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Temë tjetër e bisedimit, do të jetë kryesia e radhës së Shqipërisë në OSBE, marrëdhëniet bilaterale, situata në rajon dhe perspektiva evropiane e BE-së.

Ndërsa të martën, më 28 janar kryeministri Rama do të takohet me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, siç shihet në agjendën e pasqyruar të Komisionit Evropian.

Të fundit