Flash News

KRYESORE

Rama frikë nga protesta e opozitës? “PD po kërkon të na kthejë në ’97, por shqiptarët…”

Rama frikë nga protesta e opozitës? “PD po kërkon të

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot Ditën Kombëtare të Drejtësisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama ironizon teksa bashkangjitur urimit ka publikuar një foto nga çadra e protetsës së Partisë Demokratike të cilin e quan bunkerin e fundit të frikës nga drejtësia.

Sipas kryeministrit opozita po kërkon të rindajë për së gjalli Shqipërinë nga Europa dhe ta kthej vendin 20 vite pas, në  '97, por sipas Ramës shqiptarët janë më pranë se kurrë aspiratës së tyre shekullore për një Shqipëri me Drejtësi.

Statusi i Ramës:

MIRËMËNGJES

dhe ju uroj gëzuar Ditën Kombëtare të Drejtësisë me këtë kartolinë të bunkerit të fundit të frikës nga drejtësia, ku janë ngujuar politikanë që për të bllokuar Vetingun dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi, janë gati të na rindajnë për së gjalli nga Europa e të na kthejnë 20 vite pas, në vitin e mbrapshtë '97.

Në këtë 104 vjetor të hedhjes së themelit të sistemit të drejtësisë shqiptare nga Qeveria e Ismail Qemalit më 10 maj 1913, shqiptarët janë më pranë se kurrë aspiratës së tyre shekullore për një Shqipëri me Drejtësi, Shtet, Punë, Mirëqenie,  një Shqipëri që nis zbatimin e Vetingut dhe ulet në tryezën e negociatave për anëtarësim në Familjen Europiane.

Të fundit