Flash News

KRYESORE

Rama fton Tsipras në Korçë, dy kryeministrat takim privat familjar për Pashkët Ortodokse

Rama fton Tsipras në Korçë, dy kryeministrat takim privat

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij grek Aleksis Tsipras do të takohen mes tyre në qytetin e Korçës, pak ditë para se të mbahet vizita zyrtare e kreut të qeverisë greke në Tiranë.

Duke ju referuar burimeve në Athinë, Top Channel raporton se do të mbahet një takim privat familjar mes Tsipras dhe Ramës në Korçë, pak ditë përpara atij zyrtar që do të mbahet në Tiranë.

Kryeministri Tsipras ka pranuar ftesën e homologut të tij Rama për të kaluar së bashku me familjet e tyre, por edhe nën shoqërinë e ministrave Bushati dhe Kotzias, Pashkët Ortodokse, në datën 6-8 prill.

Në këtë darkë pritet të diskutohen edhe detajet e fundit sa i takon marrëveshjeve që janë duke u negociuar mes dy vendeve.   

Të fundit