Flash News

KRYESORE

Rama fundjavë në Vlorë, prezanton Zahon në aktivitetin me spektatorë të shumtë

Rama fundjavë në Vlorë, prezanton Zahon në aktivitetin me

Kryeministri Edi Rama këtë fundjavë ka vendosur ta kalojë larg Tiranës. Bashkë me bashkëshorten e tij Linda dhe djalin e tyre Zaho kanë shijuar freskinë e Vlorës në këto ditë të nxehta korriku.

Mirëpo, edhe pse larg vëmendjes së kamerave, vetë Rama ka preferuar që të dalë publikisht me djalin e tij të vogël, ndonëse është përpjekur ta mbajë vazhdimisht larg vëmendjes së publikut.

Ai ka dalë publikisht bashkë me të voglin e tij përdore mbrëmë në aktivitetin që mblodhi spektatorë të shumë. Trupa e Operas dhe Baletit udhëtoi drejt qytetit bregdetar të Vlorës për të dhuruar një mbrëmje emocionuese për pushuesit, ‘Opera në Jeans’.

Siç duket, edhe nga fotot e Report tv, Rama i shoqëruar edhe kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, Rama është shfaqur në sy të të gjithëve me djalin e tij,ndërsa ky i fundit mbante në dorë një lodër me ngjyra.

Të fundit