Flash News

KRYESORE

Rama fut në kurs deputetët socialistë, i trajnon si të sillen me mediat

Rama fut në kurs deputetët socialistë, i trajnon si të

Partia Socialiste ka vendosur të trajnojë deputetët e saj duke nisur një cikël leksionesh për mënyrën sesi duhet të sillen me mediat. Këtë fundjavë deputetët e rinj socialistë janë mbledhur në qytetin e Pogradecit ku kanë marrë udhëzimet për mënyrën sesi duhet të sillen me gazetarët dhe si të mos bien në kurthin e tyre.

Pse të bisedoni me mediat? Kush janë mediat? Si të bisedoni me ta? Taktikat e intervistimit; Ruajtja e kontrollit; Shmangja e kurtheve; Konferenca për shtyp; Takime me improvizime; Fuqia e pasionit, ishin temat të cilat janë pjesë e axhendës së këtij trajnimi.

Axhenda ka parashikuar gjithashtu që në fund të trajnimit deputetët të vihen në provë për njohuritë që kanë marr. Ata do të zhvillojnë intervista individuale duke inskenuar sikur janë përballë medias.

Pjesë e këtij trajnimi janë edhe tre lektorë të huaj.

Trajnimi i deputetëve socialistë vjen në një kohë kur kryeministri Edi Rama është përplasur hapur me gazetarët duke mos i kursyer edhe fyerjet ndaj tyre.

Të fundit