Flash News

KRYESORE

Rama gati të ‘hedhë në erë’ negociatat: Lulzim, lëre 'McAllister' dhe fokusohu te oferta që ke në tryezë

Rama gati të ‘hedhë në erë’ negociatat: Lulzim,

Kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmed të tërhiqet dhe po rrezikon të ‘hedhë në erë’ negociatat me refuzimin që po i bën paketës ‘McAllister plus’, e mbështetur nga SHBA.

Pas përfundimit të takimit me ambasadorin Donald Lu, Rama konfirmon se nuk e pranon propozimin e zyrtarit të DASH, Hoyt Yee, por kërkon nga kryeopozitari Lulzim Basha të fokusohet te oferta që ai i ka paraqitur.

“Lulzim Basha, mos fol në emër të SHBA se flasin vetë! Lëri letrat publike,mos u fshih pas McAllister, fokusohu tek oferta që ke në tryezë”, shkruan Rama shkurtimisht në Twitter.

Koalicioni opozitar njoftoi sot për një propzim që Rama kishte bërë dje në mbrëmje, jashtë paketës 'McAllister plus', e dakordësuar me Ambasadën e SHBA-së. Kjo ofertë është rrëzuar menjëherë nga opozita, e cila ka kërkuar zbatimin e paketës që mbështetet nga amerikanët dhe europianët.

Zbulohen prapaskenat e negociatave/ Në orën 19:00, të 16 majit, Rama i dorëzoi opozitës dokumentin e ri që rrëzonte ‘McAllister+’

Të fundit