Flash News

KRYESORE

"Rama gënjeu për planin ekonomik!", Tabaku: 1 në 3 biznese mbyllet duke lënë pa punë 57 mijë shqiptarë

"Rama gënjeu për planin ekonomik!", Tabaku: 1 në 3

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka vijuar akuzat për mashtrim ndaj kryeministrit Rama, duke theksuar se kreu i qeverisë ka gënjyer për ekzistencën e një plani ekonomik gjatë perjudhës së pandemisë.

Përmes publikimit të një videoje në rrjetet sociale, Tabaku thekson se: “Rama ka gënjyer 3 herë në 15 ditë për planin ekonomik, ndërsa sot 1 në 3 biznese mbyllet duke lënë pa punë 57 mijë shqiptarë.”

Reagimi i plotë i Tabakut:

Në harkun kohor të 15 ditëve gënjeu tre herë në radhë për planin ekonomik. Sa herë pyetej për ndihmën qesharake ndaj shqiptarëve kur e gjithë bota shpenzonte çkishte për të rimëkëmbur ekonomitë, Rama gënjente pa iu dridhur qerpiku. Sot 1 në 3 biznese ka ulur qepenin dhe 57 mijë shqiptarë se paku kanë humbur punën, në një ekonomi ku 40% e ekonomisë është informale numrat janë më alarmantë.

Sa me shumë flet e vërteta aq më shumë thërrasin e bërtasin. Shqipëria ka shpresë dhe ditë më të mira do të vijnë, pasi shqiptarët do t’i tregojnë vendin gënjeshtarit që ka mbullur qeverinë me pushime ndërsa shqiptarët humbasin punën.

Bashkëngjitur linku me videon e publikuar nga Jorida Tabaku :

Të fundit