Flash News

KRYESORE

Rama gjatë inspektimit të punimeve në shkollën “Shaqe Mazreku”: Inxhinieret e FB thonë që janë dritaret e vogla

Rama gjatë inspektimit të punimeve në shkollën “Shaqe

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i pranishëm në qytetin e Durrësit, për të inspektuar punën në rindërtimin e shkollës “Shaqe Mazreku” të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kreu i qeverisë shoqërohej nga ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe theksuan se shkolla do të jetë gati në nëntor.

Gjatë inspektimit të punimeve, Rama “thumboi” edhe komentuesit e tij në rrjetet sociale duke thënë: “Inxhinieret” e Facebook thonë që janë dritaret e vogla. Por këtu futet shumë dritë”.

Ndërsa, Ahmetaj i ka propozuar shefit të tij një tur me gjithë gazetarët dhe të interesuarit për të parë dhe prekur nga afër objektet e Rindërtimit, pas ankesave se në video tregohen të njëjtat objekte.

"Me të drejtë apo pa të drejtë ka njerëz që bëjnë ankesa në FB për shkollat dhe për ndërtimet. Bashkë më gazetarët të bëjmë një tur, për të parë gjithë objektet e Rindërtimit. Se lexoja diku në FB që po tregojnë të njëjtin objekt, është sa qesharake dhe cinike. Unë them të bëjmë një tur me të gjithë gazetarët dhe të interesuarit në gjithë objektet e Rindërtimit."- tha Ahmetaj.

Kryeministri iu përgjigj pozitivisht, por duke thumbuar opozitën, se nëse sjell ata që nuk duan të shikojnë, do thonë qenka idiotllëk.

"Me gazetarët po. Por me ata që nuk duan të shikojnë ç’do të thotë. Se po i solle do të thonë që është idiotllëk" – tha Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/427728214858673/

Të fundit