Flash News

KRYESORE

Rama gjen alibi për të mos u përgjigjur: Do hyjë në histori ky emision

Rama gjen alibi për të mos u përgjigjur: Do hyjë në

Në 30 minutat e parë të emisionit ‘Real Story’, kryeministri Edi Rama ka gjetur si albi ndërhyrjet e të pranishëmve të tjerë në studio, për të mos dhënë përgjigjen e tij në lidhje me rastin e Xhisiela Malokut.

Rama paralajmëroi se nuk do të flas më nëse në emision nuk vendoset rregull duke thënë se në këtë mënyrë emisioni do të hyjë në histori.

“Unë nuk flas më këtu në qoftë se nuk vendoset rregull. Ku e di ti çfarë do them, unë? Unë nuk flas më.

Flisni vetë, jeni djem të mirë, jeni në profesionin tuaj, do bëni propagandën tuaj.

Unë vij të sqarohem, ju s’doni. Do hyjë në histori ky emision”, tha Rama.

Por pas këtij debati, kreu i qeverisë ka gjetur kohën për të dhënë sqarimin e tij, por pa lajm, pasi qëndrimet e shprehura janë ato të cilat i ka bërë të ditura gjatë këtyre ditëve.

‘Xhisiela’, Rama: E kam marrë vesh nga Taulant Balla, ai kishte rënë në gjurmë; letra e Nuhut nuk më ka ardhur

Debati me analistët, Rama refuzon të përgjigjet dhe i drejtohet Ballës: Edhe ti mbaj rregull në studio

Të fundit