Flash News

KRYESORE

Rama habit gazetarët në Bruksel, Deutsche Welle: U komentua shumë

Rama habit gazetarët në Bruksel, Deutsche Welle: U komentua shumë

Kryeministri Edi Rama ka habitur për keq gazetarët dhe të ftuarit në takimin e zhvilluar në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini.

Paraqitja e Ramës me bluze dhe pantallona sportive nuk u konsiderua aspak serioze, ndërsa Deutsche Welle raporton se veshja e kryeministrit shqiptar ishte ndër temat më të komentuara në Bruksel.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, erdhi në takim  me veshje joformale dhe nuk dha ndonjë deklaratë para takimit me Mogherinin. Por veshja e tij joformale la përshtypje të madhe tek të gjithë gazetarët e shumtë nga të gjitha vendet e Ballkanit dhe ishte ndër temat më të komentuara anësore”, raporton DW.

Të fundit