Flash News

KRYESORE

Rama habitet nga gazetarët jashtë selisë së PS: Kaq?! Jeni bërë shumë të mirë

Rama habitet nga gazetarët jashtë selisë së PS: Kaq?! Jeni

Kryeministri Edi Rama është habitur sot nga indiferenca që treguan gazetarët jashtë selisë së Partisë Socialiste, kur doli për të konfirmuar mbylljen e procesit në përzgjedhjen e kandidaturave për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Gazetarët e pyetën Ramën nëse ishin përcaktuar edhe dy kandidaturat e mbetura për bashkitë Has dhe Peqin, por nuk i drejtuan asnjë pyetje tjetër duke e falenderuar për komunikimin.

Kryeministri nuk e priste këtë qëndrim dhe kjo u tregua në reagimin e tij: Kaq?! Jeni bërë shumë të mirë, edhe unë do të bëhem më i mirë me ju.”

Të fundit