Flash News

KRYESORE

Rama : Hallall PD-së ministrat, me atë që bëri shpëtoi Shqipërinë nga kriza

Rama : Hallall PD-së ministrat, me atë që bëri shpëtoi

 Kryeministri Edi Rama deklaroi nga qyteti i Durrësit, ku zhvilloi një takim me qytetarët, se "Dje ia dolëm më në fund një beteje të filluar 3.5 vite më parë për Reformën në Drejtësi.

 Opozita ka pasur frikë nga reforma dhe ka dy fuqi, që janë në themel të kësaj reforme; PS i ka përfaqësuar, njëra fuqia e popullit dhe tjetra e miqve dhe ndërkombëtarëve. Pa këtë reformë Shqipëria nuk mund të ulet në tryezën e negociatave.

Kur më thonë se lëshove shumë, se morën shumë ministra, por hallall ministrat deri në 25 qershor me atë që fitoi Shqipëria. Gjërat që rrezikoheshin nga mungesa e marrëveshjesh ishin më të mëdha se gjerat që fitoheshin. Fitonte PS 120 po cna duhej ne kjo, ku te gjithë do të futeshin në spiralen se çfarë do të ndodhte. Në 26 qershor pasi është pranuar rezultati hapim një kapitull të ri në historinë e Shqipërisë, pasi nuk janë në dy llogore, që njerëzit i ndajnë në armiq. Pyetja që bëhet a do të hyjë njeri në burg? Në burg duhet të shkojnë ca zullumqarë, politikanët e korruptuar kanë qenë të lidhur me gjyqtarët e korruptuar.

Të fundit